Ish presidenti gjerman Horst Keller ka vdekur në moshën 81-vjeçare
- Ish presidenti i Gjermanisë, Horst Keller, i cili ishte president i vendit nga viti 2004 deri në vitin 2010, ka vdekur sot në moshën 81-vjeçare, njoftuan agjencitë botërore, duke cituar zyrën e Presidencës gjermane.
Berlin, 1 shkurt 2025 (MIA) - Ish presidenti i Gjermanisë, Horst Keller, i cili ishte president i vendit nga viti 2004 deri në vitin 2010, ka vdekur sot në moshën 81-vjeçare, njoftuan agjencitë botërore, duke cituar zyrën e Presidencës gjermane.
Keller "vdiq këtë mëngjes në Berlin pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të rëndë, i rrethuar nga familja e tij", citohet në kumtesën e presidencës.
Pas përfundimit të karrierës së tij si president, Horst Keller shërbeu si i dërguar i posaçëm i KB-së për Saharanë Perëndimore nga viti 2017 deri në vitin 2019 dhe u largua nga detyra për arsye shëndetësore, kujtojnë mediat franceze. sa/
foto: EPA