Hamasi liroi edhe dy pengje të tjera izraelite në Kan Junis
- Grupi militant palestinez Hamasi i ka dorëzuar dy pengje izraelite Kryqit të Kuq në Kan Junis të Gazës, ndërsa i treti pritet të lirohet gjatë ditës në një lokacion tjetër.
Tel Aviv, 1 shkurt 2025 (MIA) - Grupi palestinez Hamasi i ka dorëzuar dy pengje izraelite Kryqit të Kuq në Kan Junis të Gazës, ndërsa i treti pritet të lirohet gjatë ditës në një lokacion tjetër.
Armata izraelite tha se kishte marrë informacion nga Kryqi i Kuq se Hamasi kishte dorëzuar pengjet Jarden Bibas dhe Ofer Kalderon.
"Tajms of Izrael" raportoi se Kryqi i Kuq tani pengjet duhet t'i sjellë te pjesëtarët e IDF-së dhe forcat e Shin Bet në Rripin e Gazës dhe më pas t'i përcjellë të dy nga enklava palestineze.
Një zyrtar izraelit i sigurisë tha sot për mediat izraelite se lirimi i tre pengjeve izraelitë pritet të fillojë në orën 8:30 të mëngjesit sipas orës lokale.
Tre pengjet që do të lirojë Hamasi janë Ofer Kalderon (54), Kit Sigel (65) dhe Jarden Bibas (35), shkruan "Tajms of Izrael". sa/
foto: Skrinshot Jutjub