Marko Rubio: Disa anëtarë të NATO-s nuk bëjnë mjaftueshëm për sigurinë, mendojnë se SHBA-ja do t'i mbrojë
- Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio deklaroi sot se qëndrimi i presidentit amerikan Donald Tramp për NATO-n është i njëjtë si ai i paraardhësve të tij, e ai është se shumë aleatë në Aleancë nuk bëjnë mjaftueshëm për sigurinë e tyre, pasi mendojnë se SHBA-ja do t'i mbrojë nëse paraqitet nevoja.
Uashington, 31 janar 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio deklaroi sot se qëndrimi i presidentit amerikan Donald Tramp për NATO-n është i njëjtë si ai i paraardhësve të tij, e ai është se shumë aleatë në Aleancë nuk bëjnë mjaftueshëm për sigurinë e tyre, pasi mendojnë se SHBA-ja do t'i mbrojë nëse paraqitet nevoja.
"Çdo president kishte vërejtjen e të njëjtë; ai është vërtet serioz për këtë dhe kjo është ajo që po e potencon. Dhe shikoni, është interesante - dhe për të qenë korrekt, Polonia, Lituania, Estonia - sa më afër të jeni me Rusinë, aq më shumë shpenzohen si përqindje nga BPV i tyre për mbrojtjen kombëtare. Por atëherë keni vende si Franca, ose vende si Gjermania. Këto janë ekonomi të mëdha, ekonomi të fuqishme dhe nuk shpenzojnë aq shumë për sigurinë kombëtare. Pse? Sepse ata mbështeten në NATO. Ata thonë, mirë, ne nuk duhet të shpenzojmë aq shumë në mbrojtje”, tha Rubio.
Ai shtoi se ato vende besojnë se nuk kanë nevojë të shpenzojnë aq shumë për mbrojtjen "pasi amerikanët janë këtu". bsh/
Foto: EPA