• недела, 02 февруари 2025

Novi Sad: Një automobil u përplas tek protestuesit dhe qëlloi dy mjeke

Novi Sad: Një automobil u përplas tek protestuesit dhe qëlloi dy mjeke

Novi Sad, 31 janar 2025 (MIA) - Një automobil qëlloi dy mjeke në Novi Sad gjatë protestës në përkrahje të studentëve, njoftoi në Instagram, grupi, i cili i mbështet aksionet rinore.

Në video shihet se si një automobil qëllon një grua, e cila qëndron në kalimin për këmbësorë në një nga rruhët kryesore në qytet.

Incidenti ka ndodhur derisa demonstruesit kanë shprehur respekt për 15 viktimat nga tragjedia në stacionin hekurudhur në Novi Sad, kur para tre muajve është shembur çatia nga betoni, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave, ndërsa dy janë lënduar rëndë dhe ende po mjekohen në Qendrën klinike të Vojvodinës.

Njëra nga mjeket e lënduara në protestë është pranuar në Qendrën urgjente për shkak të lëndimeve në kokë.

"Ai kaloi përmes turmës, duke qëlluar dy mjeke, të cilat ranë. Njëra tani është në Qendrën urgjente për mjekim. Automjeti është ndalur me ndihmën e njerëzve, të cilët së bashku me neve e bllokuan rrugën. Atëherë njerëzit vrapuan deri tek i riu, i cili e drejtonte automobilin, e ndalën, në çka ai filloi të fyejë - duke thënë që të largohemi nga automobili, të mos e prekim, të mos ja shkatërrojmë pronën", deklaroi për N1 mjekja nga Instituti për shëndet mental, Elena Matkoviq, e cila ishte në protestë. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан