Bojkot i shitoreve në Mal të Zi, marketet gati të zbrazëta
- – Nisma qytetare “Alternativa Mali i Zi” sot bëri thirrje për bojkot të supermarketeve dhe shitoreve në gjithë vendin. Organizatorët porositën se bojkoti nuk la lidhje me politikën, por është protestë kundër çmimeve të larta, të cilat i prekin të gjithë qytetarët.
Cetinë, 31 janar 2025 (MIA) – Nisma qytetare “Alternativa Mali i Zi” sot bëri thirrje për bojkot të supermarketeve dhe shitoreve në gjithë vendin. Organizatorët porositën se bojkoti nuk la lidhje me politikën, por është protestë kundër çmimeve të larta, të cilat i prekin të gjithë qytetarët.
Sipas raporteve të RTCG, bojkoti filloi me sukses. Gazetarët në Podgoricë, Bijelo Pole dhe Rozhajë sot në mëngjes vërejtën se shitoret ishin gati të zbrazëta.
Nga “Alternativa” përkujtuan se aksion i ngjashëm para pak kohësh është zbatuar në Kroaci dhe kishte efekt, përderisa në Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoni të Veriut po zbatohet sot.
Ata vlerësojnë se çmimet janë shumë të larta dhe se zinxhirët tregtarë përmes marrëveshjeve të ndërsjella kanë ndikuar në atë që qytetarët të mos e ndjejnë rritjen e pagave dhe pensioneve.
Këshilli Ekzekutiv i Unionit të Sindikatave të Lira (USSCG) ju bëri thirrje anëtarëve të tij të përfshihen në bojkot, si shprehje e revoltës kundër çmimeve të larta.
Bojkotin e mbështetën edhe kryeministri Mijollço Spaiç, i cili ju bëri thirrje tregtarëve për sjellje korrekte ndaj konsumatorëve.
Nga ana tjetër, Oda Ekonomike e Malit të Zi njoftoi se nuk mbështet kurrfarë bojkoti, duke theksuar se ato e godasin ekonominë, e cila nuk është përgjegjëse për këto sfida. fc/
Fotografia: Printskrin RTCG