• недела, 02 февруари 2025

Kanadaja do të përgjigjet menjëherë dhe fuqishëm nëse SHBA-ja vendos dogana

Kanadaja do të përgjigjet menjëherë dhe fuqishëm nëse SHBA-ja vendos dogana

Otava, 31 janar 2025 (MIA) - Kanadaja do të përgjigjet menjëherë dhe në mënyrë adekuate nëse SHBA-ja me të vërtetë vendos dogana të importit nga ky vend, deklaroi sot kryeministri kanadez, Xhastin Trudo, duke theksuar se në atë rast qytetarët kanadezë do të përballen me "kohëra të vështira".

"Jemi të gatshëm të përgjigjemi - me vendosmëri, fuqishëm, por me mençuri dhe urgjent. Kjo nuk është ajo që ne e dëshirojmë, por nëse ata e bëjnë këtë, ne do të reagojmë", deklaroi Trudo, duke shtuar se "të gjitha opsionet janë në tyrezë".

Duke u drejtuar para Bordit këshilldhënës për marrëdhënie kanadezo-amerikane, Trudo tha se kanadezët janë "të shqetësuar dhe të brengosur", por siguron se Qeveria "do t'i mbrojë". bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан