• недела, 02 февруари 2025

Një sërë shkollash në Greqi kanë marrë mejle kërcënuese të rreme për bomba të vendosura, të dërguara nga Rusia

Një sërë shkollash në Greqi kanë marrë mejle kërcënuese të rreme për bomba të vendosura, të dërguara nga Rusia

Athinë, 31 janar 2025 (MIA) – Mejle kërcënuese për mjete shpërthyese të vendosura, të cilat rezultuan të rreme, janë dërguar sot në mëngjes në një sërë shkollash greke, ndërsa hetimi tregoi se ato janë dërguar nga shtatë IP adresa nga Rusia, informoi Ministria e arsimit, religjionit dhe sportit në Greqi, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Mejlet në gjuhën angleze kanë mbërritur kryesisht në shkollat në rajonin Atika, rajonin më të gjërë të Athinës, në Epir dhe në Greqinë verilindore dhe qëndrore, ndërsa mënjëherë u aktivizuar bllokim i serverëve të rrjetit të shkollave.

"Mejlet kërcënuese ishin të shkruara në gjuhën angleze dhe paralajmëronin për ekzistencën e pretenduar të një mjeti shpërthyes në shkolla. Mejle të ngjashme u dërguan të hënën e kaluar në njësitë arsimore në Slloveni. Mirëpo, si masë parandaluese është aktivizuar protokolli i sigurisë, janë njoftuar të gjitha organet kompetente, është dorëzuar kërkesa në Departamentin për luftimin e krimit kibernetik për identifikimin e dërguesit, ndërsa është dorëzuar edhe kallëzim në prokurori", kumtuan nga Ministria kompetente. ls/

 

Остани поврзан