• петок, 05 декември 2025

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq do të largojë nga puna pothuajse 3.000 punonjës dhe do të ulë buxhetin

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq do të largojë nga puna pothuajse 3.000 punonjës dhe do të ulë buxhetin

Gjenevë, 21 nëntor 2025 (MIA) - Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) sot kumtoi se do të ulë buxhetin e tij për vitin e ardhshëm për 17 për qind në 2,23 miliardë dollarë dhe do të largojë nga puna 2.900 punonjës.

Sektori humanitar po përballet me një mungesë të paparë të mjeteve, sepse vendet që sigurojnë mjete financiare e riorientojnë vëmendjen e tyre në mbrojtje. Kjo po i detyron organizatat të marrin vendime të vështira se kë të ndihmojnë mes konflikteve të shumta dhe numrit rekord të personave të zhvendosur", transmetoi BTA.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë një nga donatorët më të mëdhenj, kanë ristrukturuar programet e tyre të ndihmës së huaj që kur është në pushtet presidenti Donald Tramp, i cili i vë theksin politikës "Amerika në vend të parë".

"KNKK mbetet e përkushtuar fuqimisht për të punuar në vijën e frontit në zonat e konfliktit, ku pak të tjerë mund ta bëjnë këtë", tha drejtoresha e KNKK-së, Mirjana Spolariq, pas takimit të organit drejtues të organizatës.

"Realitetet financiare po na detyrojnë të marrim vendime të vështira për të siguruar që të mund të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë jetësore për ata që kanë më shumë nevojë", shtoi ajo.

Shkurtimet e planifikuara përfaqësojnë rreth 15 për qind të numrit të përgjithshëm prej 18.500 punonjës të organizatës dhe vijnë pas masave të mëparshme për kursim nga viti 2023. Rreth një e treta e tyre do të jenë nëpërmjet largimeve vullnetare dhe vendeve të lira të punës të paplotësuara, shpjegon KNKK-ja.

Organizata me seli në Gjenevë punon në mbi 90 vende, ndërsa veprimtaria e saj përfshin sigurimin e ndihmës humanitare bazë dhe vizitën e të burgosurve të luftës. Ajo vepron si ndërmjetës neutral në konflikte dhe ishte e përfshirë në kthimin e pengjeve izraelite nga Gaza dhe palestinezëve nga burgjet izraelite, sipas kushteve të armëpushimit të 10 tetorit. ls/

Foto: KNKK

 

Остани поврзан