• четврток, 04 декември 2025

Kina dhe Tajvani në fokus: Bisedë telefonike midis kryeministres japoneze Takaiçi dhe presidentit Tramp

Kina dhe Tajvani në fokus: Bisedë telefonike midis kryeministres japoneze Takaiçi dhe presidentit Tramp

Tokio, 25 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministrja japoneze Sanae Takaiçi dhe presidenti amerikan, Donald Tramp, diskutuan marrëdhëniet me Kinën sot gjatë një bisede telefonike. Kjo është biseda e tyre e parë që kur kryeministrja japoneze shkaktoi një skandal të rëndë diplomatik me Pekinin me deklaratën e saj për Tajvanin.

Përgjigja e Takaiçit në pyetjen e Parlamenit në fillim të këtij muaji se një sulm hipotetik kinez ndaj Tajvanit mund të shkaktonte një reagim ushtarak nga ana e Japonisë, shkaktoi një reagim të ashpër nga Pekini, duke përfshirë një bojkot të udhëtimeve në Japoni

Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj dhe nuk e përjashton përdorimin e forcës për të vendosur kontrollin mbi ishullin. Qeveria e ishullit i hedh poshtë pretendimet e Pekinit dhe insistoi se vetëm populli i Tajvanit mund të vendosë për të ardhmen e tij.

Presidenti kinez Si Xhinping, në bisedën e djeshme telefonike i tha Trampit se "kthimi i Tajvanit në Kinë" është një pjesë kyçe e vizionit të Pekinit për rendin botëror, publikoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Sinhua. Trampi vlerësoi përparimin në bisedimet tregtare, por nuk përmendi bisedimet e tij me Sin mbi Tajvanin në një publikim në "Trut Soushll" pas telefonatës së tij me liderin kinez.

"Presidenti Tramp dha një shpjegim të shkurtër të gjendjes aktuale të marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Kinës", deklaroi Takaiçi para gazetarëve pas telefonatës së saj me Trampin sot, por refuzoi të jepte detaje.

Sekretari i përgjithshëm i kabinetit të Japonisë, Minoru Kihara, sot deklaroi para gazetarëve në një konferencë të rregullt për shtyp se "stabiliteti i marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Kinës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për bashkësinë ndërkombëtare, duke përfshirë dhe Japoninë".

"Presidenti Tramp përmendi se ai dhe unë jemi miq jashtëzakonisht të mirë dhe se do të ishte i lumtur të merrte një telefonatë nga unë në çdo kohë", shtoi Takaiçi.

Ndërkohë, kryeministri i Tajvanit, Ço Xhun-tai, sot deklaroi se për 23 milionë banorët e ishullit, "kthimi në Kinë" nuk është opsion. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан