Kemlini: Janë të pasakta pohimet se Putini e ka hedhur poshtë planin paqësor amerikan
- Pohimi se presidenti rus, Vlladimir Putin e ka hedhur poshtë planin paqësor amerikan për Ukrainln do të ishte i pasaktë, deklaroi sot zëpdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
Moskë, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Pohimi se presidenti rus, Vlladimir Putin e ka hedhur poshtë planin paqësor amerikan për Ukrainln do të ishte i pasaktë, deklaroi sot zëpdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
"Një pjesë e pikave të planit për Ukrainën janë pranuar gjatë bisedimeve mes Putinit dhe Uitkofit, një pjesë është shënuar si e papranueshme. Ai është proces pune", tha Peskov dhe shtoi se sa më shumë që negociatat zhvillohen në qetësi, aq më shumë do të jenë produktive.
Ai kumtoi edhe se Rusia shpreson se pala amerikane do t'i përmbahet parimit të heshtjes gjatë negociatave për zgjidhje.
Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se është e mundur një bisedë telefonike mes Putinit dhe presidentit amerikan, Donald Tramp. "Biseda telefonike është e mundur në çdo moment. Ekziston mundësia të organizohet në mënyrë operative", tha Peskov.
Biseda e djeshme mes presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin dhe të dërguarit të posaçëm amerikan, Stiv Uitkof ishte e dobishme, kontruktive dhe me rëndësi, deklaroi paraprakisht këshilltari i Putinit, Jurij Ushakov.
Ai tha se biseda "nuk ka zgjatur pesë minuta, por pesë orë".
"Biseduam për disa opsione për përfundimin e luftës në Ukrainë. U dakorduam me kolegët amerikanë të mos e zbulojmë përmbajtjen e negociatave. Biseda ishte e besueshme", tha Ushakov. ab/
Foto: МIА arkivi