• петок, 05 декември 2025

KE-ja nuk din nëse SHBA-ja ka kontaktuar dikë nga BE-ja për planin paqesor për Ukrainën

KE-ja nuk din nëse SHBA-ja ka kontaktuar dikë nga BE-ja për planin paqesor për Ukrainën

Bruksel, 21 nëntor 2025 (MIA) - Bashkimit Evropian ende formalisht nuk iu prezantua "i a.q. plani paqesor amerikan" për Ukrainën, por Unioni nga dita e parë e luftës e përkrah vendin dhe i mbron parimet e Kartës së KB-së, deklaroi sot zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian, Paula Pinjo.

"Nuk mund të konfirmojmë nëse ka pasur ndonjë kontakt me SHBA-në për këtë temë konkrete, pasi dokumenti dje u publikua në shumë media", tha Pinjo në përgjigje të pyetjes së gazetarit nëse ka pasur ndonjë komunikim në lidhje me planin midis SHBA-së dhe BE-së para se të paraqitej ose pas publikimit të tij.

Pinjo shtoi se BE-ja po "punon shumë intensivisht" dhe mbetet "e angazhuar" me presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski dhe koalicioninin e të përgatiturve për arritjen e paqes së qëndrueshme në Ukrainë.

Lidhur me planin paqesor me 28 pika të publikuar dje, Pinjo informoi se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, paralajmëroi se do ta diskutojë këtë çështje me udhëheqësit evropianë dhe pjesëmarrësit në Samitin e G20 në Johanesburg, ku merr pjesë sot, si dhe se do të kontaktojë me Zelenskin.

"Kryetarja përsëriti, si gjithmonë, se asgjë nuk mund të vendoset për Ukrainën pa Ukrainën", shtoi Pinjo.

Në pyetjen nëse Fon der Lajen planifikon të bisedojë për planin me telefon dhe me presidentin e SHBA-së Donald Tramp, Pinjo u përgjigj se nuk mund të japë përgjigje konkrete për momentin, duke marrë parasysh se kryetarja e KE-së është aktualisht në Afrikën e Jugut dhe nuk ka qenë në gjendje të flasë me të për këtë.

"Por thirrjet mund të jenë të pashmangshme dhe mund t'i kenë. Është e mundur që ajo të ketë edhe disa kontakte brenda kuadrit të G20 dhe derisa është në Afrikë. Nëse ka informacione relevante, ne do t'ju informojmë", shtoi Pinjo.

Kur vlerësimin se merret përshtypje se BE-ja "nuk është veçanërisht e gatshme të përfshihet intensivisht në planin e propozuar paqesor", Pinjo tha se këto ishin vetëm përshtypje personale.

"Ne jemi shumë të interesuar për bashkëpunim me Ukrainën dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë treguar interes për të gjetur paqe në këtë luftë të gjatë dhe kjo është ajo që do të vazhdojmë të bëjmë", tha Pinjo.

Lidhur me disa raportime në media se përfaqësuesit e BE-së qëndrojnë në Kiev dhe po punojnë me autoritetet ukrainase për të përgatitur një plan tjetër paqesor, zëdhënësit e KE-së thanë se "nuk ishin në dijeni për diçka të tillë". bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан