Katër të vdekur dhe dhjetë të plagosur në një festë familjare në Kaliforni
- Katër persona janë vrarë ndërsa 10 janë plagosur nga të shtënat në një festë familjare në sallën solemne në Stokton të Kalifornisë, kumtuan mbrëmë persona zyrtarë nga zyra e sherifit, transmetojnë mediumet amerikane.
Stokton, 30 nëntor 2025 (MIA) - Katër persona janë vrarë ndërsa 10 janë plagosur nga të shtënat në një festë familjare në sallën solemne në Stokton të Kalifornisë, kumtuan mbrëmë persona zyrtarë nga zyra e sherifit, transmetojnë mediumet amerikane.
Në mesin e viktimave ka fëmijë dhe të rritur, konfirmoi Hedher Brent, zëdhënësja e zyres së sherifit të qarkut San Hoakin.
Informatat fillestare "sugjerojnë se ky ndoshta ishte një incident i qëllimshëm", tha Brent gjatë konferencës për shtyp në vendin e ngjarjes.

Personat lokalë zyrtarë kumtuan se sulmuesi i dyshuar ende nuk është arrestuar dhe i bënë thirrje opinionit për ndihmë. Detektivët ende po punojnë në konstatimin e motivit të mundshëm të incidentit.
"Nëse keni çfarëdo lloj informata për këtë person, ju lutem menjëherë të paraqiteni. Nëse jeni ai person, ju lutem të dorëzoheni menjëherë", tha prokurori i qarkut San Hoakin, Ron Freitas në konferencën për shtyp.
Të shtënat ndodhën mu para orës 18 në sallën solemne që e ndan parkingun me objekte të tjera afariste.
Stokton është qytet me 320.000 banorë, i vendosur rreth 40 milja në jug të Sakramentos.
"Familjet duhet të jenë së bashku, në vend se të jenë në spital, të qëndrojnë afër familjarëve dhe të luten të mbijetojnë", tha prefektja Kristina Fugaci.
Tani për tani, autoritetet nuk kumtuan kurfarë informata shtesë për gjendjen e të plagosurve. Paraprakisht u konfirmua se disa persona janë dërguar në spitale. ab/
fotо: Х