• петок, 05 декември 2025

Kanadaja i bashkangjitet instrumentit Aksion i sigurt për Evropë (SAFE)

Kanadaja i bashkangjitet instrumentit Aksion i sigurt për Evropë (SAFE)

Bruksel, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian dhe Kanadaja mbrëmë arritën marrëveshje për pjesëmarrje të Otavës në instrumentin e BE-së për investime në mbrojtjen e Aksionit të sigurisë për Evropën (SAFE), në vlerë prej 150 miliardë eurove.

Arritjen e marrëveshjes me deklaratë të përbashkët e përshëndetën kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der lajen dhe kryeministri kanadez, Mark Kerni, të  cilët vlerësuan se ai bazohet në përkushtimin e përbashkët të bashkëpunimit mbrojtës, siç është përcaktuar me Partneritetin për siguri dhe mbrojtje mes Kanadasë dhe BE-së, të arritur në qershor të këtij viti.

"Në këto kohë turbulente gjeopolitike, marrëveshja është mjet për rritjen e bashkëpunimit, përmbushjes sl qëllimeve mbrojtëse dhe shpenzimit më të mirë, përderisa po përballemi me nevoja urgjente afatshkurte dhe afatgjata. Sot ky përkushtim shkon një hap më tej si partnerë, aleatë dhe miq", ceket në deklaratë.

Fon der Lajen dhe Kerni shtojnë se marrëveshja është simbol i bashkëpunimit të thelluar dhe të prioriteteve të përbashkëta të BE-së dhe Kanadasë për krijim të zinxhirëve rezistues të furnizimit në industritë mbrojtëse në kohë kyçe për sigurinë globale.

Në deklaratë potencohet edhe se instrumenti SAFE do të sigurojë mbështetje të konsiderueshme për Ukrainën dhe do ta rrisë rezistencën e industrisë mbrojtëse ukrainase.

"Qëndrojmë krahas Ukrainës prej fillimit të agresionit brutal ushtarak rus dhe vazhdojmë të qëndrojmë afër saj, përderisa punojmë për arritje të paqes së drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën", përfundohet në deklaratë.

Qëllimi i instrumentit SAFE është përforcimi i bazës evropiane të industrisë mbrojtëse përmes furnizimeve të përbashkëta të pajisjes dhe municionit nga ana e vendeve të BE-së dhe të EFTA-s, Ukrainës dhe shteteve me të cilat Unioni ka arritur marrëveshje për partneritet në siguri dhe mbrojtje - Maqedonia e Veriut, Shqipëria. Britania e Madhe, Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja dhe Moldavia. ab/

Foto: X

Остани поврзан