• петок, 05 декември 2025

Kac: Nuk do të ketë paqe në Liban pa garanci për sigurinë e Izraelit

Kac: Nuk do të ketë paqe në Liban pa garanci për sigurinë e Izraelit

 Jerusalem, 26 nëntor 2025 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac sot paralajmëroi se nuk do të ketë paqe në Liban pa garanci për sigurinë e Izraelit.

 "Nuk do të lejojmë asnjë kërcënim për banorët e veriut, presioni maksimal do të vazhdojë, madje do të intensifikohet", tha Kaci në parlamentin izraelit.

 Ai shtoi se pa garanci sigurie për Izraelin, "nuk do të ketë paqe në Bejrut dhe as rend e stabilitet në Liban".

 Izraeli ka intensifikuar operacionet ushtarake në Liban në javët e fundit, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан