Ka ndërruar jetë pjesëtarja e Gardës Kombëtare që u qëllua në afërsi të Shtëpisë së Bardhë
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se ka ndërruar jetë Sara Bekstrom, pjesëtare e Gardës Kombëtare, e cila u qëllua në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.
Uashington, 28 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se ka ndërruar jetë Sara Bekstrom, pjesëtare e Gardës Kombëtare, e cila u qëllua në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.
"Sara Bekstrom nga Virxhinia Perëndimore, një nga anëtaret e Gardës Kombëtare për të cilët flasim, shumë e respektuar, e re, person i mrekullueshëm... Ajo sapo vdiq. Ajo nuk është më me ne", theksoi Trampi.
Ndërsa pjesëtari tjetër i Gardës Kombëtar është i lënduar, si dhe sulmuesi.
Trampi theksoi se sulmuesi "do të paguajë shtrenjtë” për veprën e tij.
Për shkak të incidentit Shtëpia e Bardhë ka vendosur masat më të rrepta të sigurisë, ndërsa Trampi njoftoi dëbimin e emigrantëve. qa/
Foto: Arkivi i EPA-s