• вторник, 25 јуни 2024

Janë shtyrë negociatat për pajtim mes Hamasit dhe Fatahut

Janë shtyrë negociatat për pajtim mes Hamasit dhe Fatahut

Gazë, 24 qershor 2024 (MIA) - Negociatat për pajtim mes organiaztave palestineze Hamas dhe Fatah, mbajtja e të cilave ishte paralajmëruar për qershorin e këtij viti në Kinë janë shtyrë, ndërsa data e re ende nuk është caktuar, konfirmuan sot përfaqësues të atyre fraksioneve palestineze.

Funksionari i lartë i Hamasit, Basem Naim, i cili mori pjesë në takimin e kaluar, për mediumet perëndimore deklaroi se takimi është shtyrë dhe ende nuk është caktuar datë e re, duke e akuzuar Fatahun për shtyrjen.

Tre funksionarë të Fatahut e konfirmuan shtyrjen e takimit në qershor, duke cekur se lëvizja e tyre do të lëshojë kumtesë lidhur me atë çështje. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан