• петок, 05 декември 2025

Izraeli pohon se ka vrarë 40 luftëtarë palestinezë në tunelet në Rafah

Izraeli pohon se ka vrarë 40 luftëtarë palestinezë në tunelet në Rafah

Tel-Aviv, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Ushtria izraelite mbrëmë kumtoi se ka vrarë mbi 40 luftëtarë palestinezë në javën e kaluar gjatë operacioneve në tuneletnë afërsi të qytetit Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Forcat izraelite në 40 ditët e kaluara i koncentruan përpjekjet e veta në pjesën lindore të qytetit Rafah, "me qëllim të çmontimit të rrjeteve të tjera nëntokësore të tuneleve në rajon dhe eliminimin e terroristëve të cilët fshihen atje", ceket në kumtesën e ushtrisë izraelite.

"Gjatë javës së kaluar, mbi 40 terroristë u eliminuan në rajonin e rrjetit të tuneleve, ndërsa dhjetëra hyrje në tunele dhe lokacione infrastrukturore terroriste, si mbi, ashtu edhe nën tokë, u çmontuan", shtohet në kumtesë.

Paraprakisht, ushtria izraelite kumtoi se ka vrarë katër luftëtarë palestinezë kur kanë dalë nga një tunel në Rafah.

Disa burime javën e kaluar deklaruan se në rrjedhë janë[ negociatat për fatin e dhjetëra luftëtarëve të lëvizjes islamiste palestineze Hamas, të cilët disa javëte fundit janë zënë rob në tunelet në sektorin e Rripit të Gazës i cili është nën kontroll të Izraelit.

Sipas një funksionari anonim të Hamasit në Gazë, besohet se "mes 60 dhe 80 luftëtarë" janë zënë robër nën tokën në Rafah.

Hamasi të mërkurën u bëri thirrje vendevee ndërmjetësuese t'i bëjnë presion Izraelit për t'i lejuar luftëtarëve të dalin nga tunelet në të cilët janë robëruar në territorin palestinez, në rjaonin ku ushtria izraelite sërish u sistemua si pjesë e marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit e cila është në fuqi prej 10 tetorit.

Armëpushimi i arritur pas më shumë se dy viteve luftë të shkaktuar nga sulmi terrorist të hamasit ndaj territorit izraelit më 7 tetor 2023, mbetet shumë i brishtë, ndërsa të dyja palët akuzohen mes veti për shkeljen e tij. 

Në Rripin e Gazës për shkak të luftës sundon krizë shumë serioze humanitare. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан