• петок, 05 декември 2025

Ish presidenti i Brazilit, Bolsonaro, filloi ta vuajë dënimin me burg në stacion policor

Ish presidenti i Brazilit, Bolsonaro, filloi ta vuajë dënimin me burg në stacion policor

Rio de Zhaneiro, 26 nëntor 2025 (MIA) – Pas dënimit për përpjekje për grushtet, ish presidenti brazilian Zhair Bolsonaro duhet të vuajë dënimin e tij me burg prej më shumë se 27 vjet në selinë e Policisë Federale në Brazili. 

Ish presidenti – i cili ishte në funksion prej vitit 2019 deri në vitin 2022 – fillimisht do ta vuajë dënimin në stacionin e policisë ku është në paraburgim që nga fundjava, vendosi gjykatësi federal Aleshandre de Moraes. 

Gjykata Supreme paraprakisht e shpalli vendimin kundër ish funksionarit ushtarak si ligjërisht të detyrueshëm.

Avokatët e ish shefit të shtetit më nuk mund të parashtrojnë ankesa të shtuara juridike, njoftuan mediat braziliane. Kjo e hap rrugën për vuajtjen e dënimit me burg për përpjekjen për grushtet. 

Në shtator, Bolsonaro u dënua nga Gjykata Supreme me 27 vjet dhe tre muaj burg për përpjekje për grushtet pas humbjes së tij në zgjedhje nga Luiz Inasio Llula da Silva, i cili tani është president. Gjykatësi De Moraes foli për “rrezik konkret nga arratia” dhe “kërcënim për rendin publik”. fc/

Foto: Arkivi

 

 

Остани поврзан