• петок, 05 декември 2025

I dyshuari për sulmin afër Shtëpisë së Bardhë ka bashkëpunuar me CIA-n në Afganistan

I dyshuari për sulmin afër Shtëpisë së Bardhë ka bashkëpunuar me CIA-n në Afganistan

Uashington, 27 nëntor 2025 (MIA) - Shtetasi afgan Rahmanullah Lakanval (29), i akuzuari për të shtënat ndaj dy pjesëtarëve të Gardës kombëtare në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, paraprakisht ka bashkëpunuar me më shumë agjenci qeveritare amerikane, duke përfshirë edhe CIA-n, gjatë shërbimit të tij në Afganistan, informon Foks njuz.

Lakanval ka hyrë në SHBA menjëherë pas tërheqjes nga Afganistani në vitin 2021, si pjesë e programit të administratës së ish presidentit Xho Bajden "Aleatë të mirëseardhur", të dedikuar për zhvendosjen e afganëve të cënueshëm dhe atyre që kanë bashkëpunuar me forcat amerikane. Sipas Si-En-En, ai parashtroi kërkesë për azil në vitin 2024 dhe administrata e Trampit, thuhet, e miratoi kërkesën në prill 2025.

Sipas burimeve zbuluese, bashkëpunimi i tij me strukturat amerikane në Kandahar ishte baza për arritjen e tij në SHBA. Një i afërm i të dyshuarit për En-Bi-Si tha se Lakanval kaloi 10 vjet në ushtrinë afgane, përfshirë në një bazë në Kandahar, ku ai ofroi mbështetje për forcat speciale amerikane.

Ish-drejtori i CIA-s, Xhon Retklif e kritikoi vendimin për t'i lejuar Lakanvalit hyrje, duke deklaruar se "individë të tillë nuk duhet të lejohen kurrë të vinin në SHBA".

FBI po heton dhe po e trajton incidentin si një akt të mundshëm të terrorizmit ndërkombëtar. Presidenti Donald Tramp e dënoi sulmin, duke e quajtur "akt monstruoz të terrorit" dhe porositi se autori "do të paguajë çmimin më të lartë të mundshëm".

Dy gardistë nga Virxhinia Perëndimore, të cilët u plagosën në të shtënat, ende janë në gjendje kritike. Sulmi, i cili ndodhi rreth orës 14:15, ishte i shënjestruar, ndërsa i dyshuari u arrestua në vendngjarje dhe aktualisht është shtruar në spital, pasi u plagos nga armë zjarri.

Si reagim të incidentit, Shërbimet për shtetësi dhe imigracion të SHBA-së mbrëmë vonë pezulluan përpunimin e të gjitha aplikimeve për imigracionin, që përfshinin shtetas afganë deri në kryerjen e një shqyrtimi të mëtejshëm të procedurave të sigurisë. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан