• четврток, 04 декември 2025

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Uitkof shkon në Moskë për t’i njohur rusët me detajet e planit të paqes për Ukrainën

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Uitkof shkon në Moskë për t’i njohur rusët me detajet e planit të paqes për Ukrainën

Moskë, 27 nëntor 2025 (MIA) - Moska do të punojë me informacionet që do t'i sjellë i dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Stiv Uitkof, ndërsa vizita e tij në kryeqytetin rus mbetet sipas planit, deklaroi sot zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Rjabkov.

"Gjithçka që mund dhe duhet të thuhet për këtë temë, u bë dje përmes asistentit presidencial dhe zëdhënësit për media. Kjo nuk është vizita e parë e Uitkofit në Moskë. Do të bashkëpunojmë me atë që ai do të sjellë", tha Rjabkov për gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen nëse pritet versioni i përditësuar i planit të presidentit amerikan Donald Tramp.

Rjabkov shtoi se Moska ende nuk ka "pamje të qartë lidhur me rezultatin e diskutimeve në Gjenevë, as për rolin e forcave shkatërruese rreth BE-së, të cilat përpiqen të pengojnë përparimin e mëtejshëm". 

Në pyetjen nëse vizita mbetet në fuqi, Rjabkov përsëriti: "Nuk kam arsye ta vë këtë në dyshim". 

Më parë, ndihmësi i presidentit rus, Jurij Ushakov, njoftoi një marrëveshje paraprake për vizitën e Uitkofit javën e ardhshme, ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov, theksoi se data e saktë ende nuk është përcaktuar. qa/

Foto: Arkivi

Остани поврзан