• петок, 05 декември 2025

Greva e transportit publik në Prishtinë përfundoi pas nëntë ditëve

Greva e transportit publik në Prishtinë përfundoi pas nëntë ditëve

Prishtinë, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Greva e "Transportit publik" dhe kompanive private që ofrojnë shërbime për transportin publik në Prishtinë përfundoi pas nëntë ditëve.

"Gjatë ditëve të kaluara, ndërprerja e transportit ishte e pashmangshme për shkak të vështirësive financiare që dolën nga mospagesa e obligimeve të komunës ndaj kompanisë. Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë me të cilat qytetarët janë detyruar të ballafaqohen gjatë këtyre ditëve pa shërbime të transportit publik dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin", thuhet në kumtesën e sindikatës për transportin publik.

Të punësuarit në transportin publik dhe transportuesit privatë protestojnë çdo ditë para ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

Kuvendi i komunës së Prishtinës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme të enjten për ta miratuar transferimin e të ardhurave të veta, që do të mundësonte pagesën e faturave.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve siguroi 2,7 milionë euro për këto qëllime.

Në ditët e ardhshme pritet të transferohen të tjerat rreth 25 milionë euro mjete të komunës, të cilat, sipas komunës, Ministria e Financave deri tani në mënyrë joligjore i ka bllokuar. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан