Gjykata e refuzoi kërkesën e prokurorisë për vazhdim të paraburgimit të presidentit të ndërruar jugkorean Jun
- Gjykata jugkoreane sot e hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për vazhdim të paraburgimit të presidentit të rrëzuar Jun Suk-Jeol për shkak të hetimit penal për tentimin e 3 dhjetorit për të vendosur gjendje ushtarake në vend, transmetoi Jonhap.
Seul, 24 janar 2025 (MIA) - Gjykata jugkoreane sot e hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për vazhdim të paraburgimit të presidentit të rrëzuar Jun Suk-Jeol për shkak të hetimit penal për tentimin e 3 dhjetorit për të vendosur gjendje ushtarake në vend, transmetoi Jonhap.
Mediumet britanike transmetuan se Zyra për hetime të korrupsionit të funksionarëve të lartë (CIO) dje kërkoi nga prokuroria ta akuzojë Jun për kryengritje dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Jun, i ndërruar dhe i suspenduar nga pushteti më 14 dhjetor, nga e diela e kaluar ndodhet në paraburgim në pritje të hetimit për tentimin e tij për të vendosur gjendje ushtarake.
CIO kumtoi se paraburgimi i Junit duhet të përfundojë më 28 janar dhe ata presin që prokurorët të kërkojnë nga gjykata ta vazhdojë edhe për 10 ditë para se ta akuzojnë zyrtarisht.
Megjithatë, Gjykata qendrore e qarkut në Seul e refuzoi kërkesën e prokurorisë. ab/
foto: МIА arkivi