• петок, 05 декември 2025

Gjashtë linja ajrore anuluan fluturimet për në Venezuelë pas paralajmërimit të SHBA-së

Gjashtë linja ajrore anuluan fluturimet për në Venezuelë pas paralajmërimit të SHBA-së

Karakas, 23 nëntor 2025 (MIA) - Gjashtë linja ajrore anuluan fluturimet për në Venezuelë dje pasi SHBA-ja paralajmëroi aviacionin civil për "aktivitet të shtuar ushtarak" gjatë vendosjes së forcave amerikane në Detin e Karaibeve, kumtoi Sindikata e kompanive ajrore. 

"Linja ajrore spanjolle Iberia, portugeze TAP, kolumbiane Avianka, Karibiane nga Trinidad dhe Tobago, braziliane GOL dhe kiliane LATAM kanë anuluar fluturimet e tyr"e, kumtoi Shoqata e kompanive ajrore venezueliane.

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) lëshoi ​​një paralajmërim dy ditë më parë për ekuipazhet civile që fluturojnë në hapësirën ajrore të Venezuelës, duke përmendur rrezikun e "aktivitetit të shtuar ushtarak" në rajon, ku SHBA-ja ka rritur praninë e tyre të armatosur.

FAA u ka kërkuar pilotëve të jenë të kujdesshëm për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe rritjes së aktivitetit ushtarak në dhe përreth Venezuelës.

Tensionet midis SHBA-së dhe Venezuelës kanë qenë në rritje që nga gushti, kur Trampi urdhëroi vendosjen e trupave në Detin e Karaibeve si pjesë e një operacioni kundër karteleve të drogës dhe trafikimit të drogës. Maduro thotë se operacioni synon zëvendësimin e tij dhe marrjen e fushave të naftës.

SHBA-ja deri më tani ka kryer 21 sulme ndaj anijeve që pretendon se transportojnë drogë, ku e humbën jetën 83 persona. Tramp ka lënë të kuptohet se mund të godasë objektiva në tokën venezueliane. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан