• среда, 19 јуни 2024

Gjashtë zjarre në ambient të hapur në vend në 24 orët e kaluara

Gjashtë zjarre në ambient të hapur në vend në 24 orët e kaluara

Shkup, 9 qershor 2024 (MIA) - Gjashtë zjarre në ambient të hapur janë regjistruar në mbarë vendin gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Në komunën e Gjorçe Petrovit po digjej bimësi e ulët dhe deponi, Bimësi e ulët është  djegur edhe në fshatin Miladinovc, komuna e Ilindenit, pastaj në rajonin e varrezave të reja në Prilep, si dhe në territorin e vendbanimit Glishiq në Kavadar.

Dy të tjerat janë regjistruar në territorin e Gjevgjelisë. Në rajonin e zonës industriale “Blok Tehno” po digjej një deponi e egër, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe një pyll të degraduar me kërcell të ulët në “Mërznenski Rid”.

Të gjitha gjashtë zjarret janë shuar. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Тагови

Остани поврзан