• четврток, 27 јуни 2024

Humbjet e ujit në shtet 62-63 për qind, mes më të lartave në rajon

Humbjet e ujit në shtet 62-63 për qind, mes më të lartave në rajon

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Cikli i vazhdueshëm investues në rrjetin e ujësjellësit është imperativ në luftën për ulje të humbjeve të ujit nga burimi deri tek gota, që në pajtim me të dhënat për vitin 2023 në nivel të mbarë shtetit mestarisht është mbi 60 për qind. Kjo u cek në Asamblenë e 32-të të përgjithshme të rregullatorëve të ujit nga Bashkimi Evropia - WAREG (European water regulators), që po mbahet sot në Shkup.

Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të menaxhim me mbeturinat komunale (KRRE), Marko BIslimovski theksoi se në rajon jemi një ndër vendet me humbje më të mëdha.

"Në Maqedoni humbjet e ujit, diku në novel të tërë shtetit janë 62-63 për qind. ne si komision rregullator për energjetikë disa herë kemi thënë se nuk ikim nga përgjegjësia dhe jemi të gatshëm ta caktojmë çmimin përfundimtar për të gjitha shërbimet e ujit, duke pasur parasysh përvojën tonë edhe në energjetikë, me atë që garantojmë se dota përmirësojmë mefikasitetin e kompanive, do të mundësojmë numër më të madh të investimeve dhe në llogari të kësaj, do t'i ulim humbjet e ujit në nivel shtetëror dhe me atë rast, nuk do të shkaktojmë kurfarë tronditje çmimesh. Do të thotë, me uljen e humbjeve, do të rriten sasitë që do të fatuohen dhe në atë mënyrë, nuk do të ketë kurfarë nevoje për rritje të çmimit për shërbimet e ujit", tha Bislimovski në deklaratë për mediumet.

Kyçe është të sigurohet çmim që do të mundësohet zhvillim i ndërmarrjeve, ai të jetë i kapshëm dhe i pranueshëm për shfrytëzuesit e fundit, ndërsa rregullatori ta ndërmarrë tërë kompetencën në formim të çmimit të fundit.

"Me vite insistojmë ta ndërmarrim në tërësi kompetencat për formim të tarifave që janë reale dhe nxitëse në mënyrë investuese. Me resurset natyrore, si uji, nuk guxojmë të lejomë alibi dhe lojëra. Në këtë moment KRRE cakton vetëm një shtrirje tarifash - nga minimalja deri tek maksimalja, ndërsa këshillat e vetëqeverisjeve lokale më shpesh caktohen për çmimin më të ulët, përkatësisht tarifë që siguron prag minimal të fitimit me investime të vogla, me ç'rast rrjeti nuk ripërtërihet, ndërsa punësimet rriten. Është i domosdoshëm cikël i vazhdueshëm investues në infrastrukturë, si dhe optimizim i numrit të të punësuarve në ndërmarrjet publike komunale, me ç'rast në të njejtën kohë është kyçe të sigurohet çmim që do të mundësojë zhvillim të ndërmarrjeve dhe njëherit të jetë i kapshëm dhe i pranuehsëm për sjfrytëzuesit e fundit. Zgjidhje, si rregullatorë, shohim përmes ndërmarrjes së kompetencave të plota në formimin e çmimit të fundit", tha Bislimovski.

WAREG bashkon 35 trupa rregullatorë që do ta ndjekin sektorin për ujë dhe mundësojnë mbrojtje të mbi 400 milionë konsumatorëve.

Misioni i Asociacionit, theksoi kryetari i tij, Andrea Guerini, është t'i harmonizojë veprimet e trupave rregullatorë evropianë përmes nxitjes së bashkëpunimit proaktiv, këmbimit të njohurive, përvojave dhe praktikave të mira, si dhe aktiviteteve tët jera me çka do të ndërtohen kapacitetet e anëtareve.

"Roli i rregullatorëve ekonomik është kricial për sigurimin e stabilitetit financiar të sektorit, si dhe për realizimin e investimeve të nevojshme kapitale për inovacione dhe për afrim të sektorit drejt standardeve të BE-së për mjedis jetësor", konsideron Guerini. ab/

Foto dhe video: МIА

Остани поврзан