• четврток, 27 јуни 2024

Ana Vançevska dhe Aleksej Ivanovski do të na përfaqësojnë në Eurovisionin për fëmijë në Spanjë

Ana Vançevska dhe Aleksej Ivanovski do të na përfaqësojnë në Eurovisionin për fëmijë në Spanjë

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Pas audicionit të mbajtur, Radio Televizioni i Maqedonisë, ka zgjedhur Ana Vançevskën dhe Aleksej Ivanovskin për përfaqësues të Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë vit në "eurovisionin për juniorë". Gara muzikore do të mbahet më 16 nëntor në Madrid, Spanjë, informojnë sot nga RTM-ja.

"Ana dhe Aleksej me talentin e tyre të jashtëzakonshëm dhe zërat harmonikë tërheqin vëmendjen e dashamirëve të muzikës kudo. Dhë pavarësisht moshës, kanë aftësi të jashtëzakonshme vokale që nuk lënë askënd indiferent", theksojnë nga RTM-ja.

Të dy kanë lindur në Manastir dhe kanë marrë pjesë në një numër të madh festivalesh muzikore. rq/

Foto: RTM

 

Остани поврзан