• петок, 28 јуни 2024

Filkov në burgun "Idrizovë" pas incidentit të djeshëm - janë gjetur thika, shufra, doreza druri, kabllo, kaçavida, shiringa dhe gjilpëra

Filkov në burgun

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov e vizitoi Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Idrizovë, pas incidentit të djeshëm, që ndodhi në ambulancën e mbyllur, ku ishin lënduar pjesëtarë të policisë së burgut dhe të burgosur.

Filkov, siç informon Ministria e Drejtësisë, në bisedë me drejtorin e burgut Zoran Jovanovski, u informua për ngjarjen, si dhe për problemet me të cilat përballet institucioni, mbipopullimi, mungesa e kushteve adekuate të hapësirës për akomodim, mungesa e personelit mjekësor dhe personave të obliguar për risocializim.

 "Pas bastisjes së kryer në Ambulancën e mbyllur janë gjetur 37 shufra metalike, 21 doreza druri, 3 kabllo, 12 vida, 15 thika, 4 kaçavida, një shiring plastike me 2 gjilpëra, pjesë nga qelqi i thyer dhe 3 karikues të celularit. Gjatë rrahjes fizike është shkaktuar dëm i madh material", thuhet në kumtesë.

Në periudhën në vijim duhet të merren masa konkrete për përmirësimin e gjendjes dhe kushtet në burgje. Gjendja në burgje është alarmante. Risocializim dhe rehabilitim me kushte të këqia në burgje nuk mund të ketë", qëndron në kumtesë. sa/

Foto. Ministria e Drejtësisë  

Тагови

Остани поврзан