• петок, 28 јуни 2024

Mickoski: Nesër në Qeveri do të shqyrtohet informata për pensione më të larta

Mickoski: Nesër në Qeveri do të shqyrtohet informata për pensione më të larta

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot realizoi takim pune me ministren e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska dhe me minsitrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, ku u finalizua konstruksioni i projektit për rritje të pensioneve, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Me këtë projekt, siç nënvizohet, mbi 300 mijë pensionsitë të vendit do të marrin pensione më të larta duke filluar nga ky vit.

"Premtim i këtillë zgjedhor i cili e mori formën e vet përfundimtare do të shqyrtohet në mbledhjen e parë të Qeverisë, që do të mbahet nesër. Qeveria e re mbetet e përkushtuar në përmbushjen e premtimeve të veta dhe vazhdon të punojë me përkushtim për mirëqenien e të gjithë qytetarëve", thuhet në kumtesën qeveritare. ab/

Foto: Qeveria

 

Тагови

Остани поврзан