• сабота, 29 јуни 2024

Prezantimi i hulumtimit për edukimin mediatik tek nxënësit e vitit të parë dhe të dytë

Prezantimi i hulumtimit për edukimin mediatik tek nxënësit e vitit të parë dhe të dytë

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) sot do të mbajë takimin e dytë publik në të cilin do të prezantojë hulumtimin për arsimimin mediatik te nxënësit e vitit të parë dhe të dytë të arsimit të mesëm.

Fjalime hyrëse do të kenë drejtori i ASHMAA Zoran Trajçevski dhe Dejan Dokuzovski nga Projekti i USAID-it për edukimin mediatik "Të rinjtë mendojnë", ndërsa hulumtimin do ta prezantojë Sofia Ristova nga Agjencia Rejting.

Në takim, siç është paralajmëruar, drejtori Trajçevski do të flasë për aktivitetet e realizuara në përputhje me programin vjetor rë punës së ASHMAA.  rq/fc/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

Остани поврзан