• петок, 28 јуни 2024

Bislimoski: Kompanitë më të mëdha të bukës të sigurojnë rrymë në tregun e lirë

Bislimoski: Kompanitë më të mëdha të bukës të sigurojnë rrymë në tregun e lirë

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Komisionit rregullator të energjetikës Marko Bislimovski duke e komentuar qëndrimin e përfaqësuesve të industrisë së furrave se ato në pjesë të madhe janë të varur nga prodhimi vendor dhe se me rritjen e çmimeve të rrymës do të rritet edhe çmimi i bukës, porositi se kompanitë e mëdhe të furrave janë ligjërisht të obliguara të sigurojnë energji elektrike në tregun e lirë dhe se nuk gucojnë të furnizohen nga EVN Home.

"Kompanitë e mëdha të furrave në vend, të cilët sigurojnë pjesën më të madhe, gjegjësisht mbi 90 për qind e nevojave për buk, duhet të shkojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike. Ata kurrë nuk janë furnizuar nga furnizuesit universal", tha Bislimovski, në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp për Asamblenë e 32-të të përgjithshme të rregullatorëve për ujë nga Bashkimi Evropian - WAREG, që po mbahet në Shkup.   

-Големите пекарски компании во државата, кои обезбедуваат најголем  дел, односно над 90 проценти од потребите за леб, мора да одат на слободен пазар на електрична енергија. Тие никогаш не бил

Me lajmet e këtilla të rreme, siç tha, do të luftojë me fakte dhe thënie të vërtetës.

"Kjo është ajo, duhet vazhdimisht të luftojmë me lajme të rreme, si dhe kur filloi kriza e koronës dhe kriza energjetike - se do të rriten çmimet për 200.300 për qind, se nuk do të kemi rrymë dhe asgjë nuk doli se është e vërtetë. Sërish ekspertë të tillë fillojnë me gënjeshtra, por ne jemi këtu që të luftojmë. Edhe ata kanë qasje në media, duhet të mbulohet një artikull i caktuar, dikush nuk e ka për turo të gënjejë, por kjo është ajo", me gënjeshtarë do të luftojmë me fakte", tha Bislimovski.

Kryetari i KRE-së konfirmoi se është i madh trendi i zhvendosjes së kompanive nga tregu i rregulluar në tregun e hapur. Ai i inkurajon të gjithë konsumatorët e vegjël që kanë mundësi të kthehen në tregun e lirë.

"Nëse konsumi i konsumatorëve të vegjël që furnizoheshin nga EVN Home në kulmin e krizës energjetike ishte rreth 450-500 milionë kilovat orë këtë vit ai do të bjerë në rreth 220-230 milionë kilovat orë.

Lidhur me sugjerimet për uljen e tarifës së rrjetit nëse rritet çmimi i energjisë elektrike, ai tregoi se ajo do të përcaktohet në fund të vitit nëse nuk ka ndryshime dramatike.

"E përcaktojmë rrjetin drejt fundit të vitit dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Çmimet e tarifave të rrjetit do t'i përcaktojmë në fund të dhjetorit, sipas Metodologjisë, nëse nuk ka ndryshime dramatike. Nëse e shohim në këto pak ditë mund ta bëjmë, do ta bëjmë", tha Bislimovski.

Për mundësinë e uljes së tarifës së rrjetit nga 1 janari, ai thotë se duhet parë sa do të jenë humbjet dhe po ashtu ka treguar se do të ketë qeveri të re dhe udhëheqje të re në EMV.

Heqja e këtij kompensim, potencoi, do të thotë rritje e tarfisë së lirë për 15 për qind, në bllokun e parë për nëntë për qind. "E tani, është evidente se kemi ekspertë të caktuar, që kanë ga 4-5 banesa, të cilët janë fotovoltaikë në shtëpitë e tyre dhe nuk mund t'ju ndihmoj, por të thuhen të pavërteta se një kopensim i këtillë nuk ka qenë kurrë askund në botë është turp", tha Bislimovskit dhe theksoi se një kompensim të këtillë e përdorin shtete si Gjemrania, Austria, Estonia, Malta, Kroacia nga fqinjësia, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia.  mb/

 

 

Остани поврзан