• четврток, 27 јуни 2024

Gabriel Godoj për MIA-n: Zhvendosja e detyrueshme në rritje për të 12-tin vit radhazi, nevojitet veprim urgjent

Gabriel Godoj për MIA-n: Zhvendosja e detyrueshme në rritje për të 12-tin vit radhazi, nevojitet veprim urgjent

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Raporti për tendencat globale të zhvendosjes së detyrueshme në botë, për 12-të vite radhazi, tregon se ky numër po rritet. Deri në dhjetor të vitit 2023, shtetet deklaruan se më shumë se 117 milionë persona janë zhvendosur në mënyrë të detyrueshme. Kjo do të thotë se 1,5 për qind e njerëzimit është i detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si rezultat i shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, deklaroi për MIA-n Gabriel Gualano de Godoj, përfaqësues i Komisionerit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara - UNHCR. 

 Në intervistën për MIA-n me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, ditë ndërkombëtare që organizohet çdo vit më 20 qershor nga Kombet e Bashkuara, Godoj tha se ky është një rekord trishtues  botëror.

 "Kjo është botërore, por edhe rekord trishtues. E shënojmë Ditën Botërore të Refugjatëve për të bërë thirrje për unitet më të fortë për të siguruar mbrojtje për refugjatët në mbarë botën", tha ai.

 Arsyet kryesore për rritjen e numrit, sipas tij, janë konfliktet. 

 "Aarsyet kryesore për atë janë konfliktet, konflikte të cilat ende nuk janë të zgjidhura, konflikte të vjetra janë ende aktuale, si dhe konflikte të reja të cilat paraqiten. Është  vështirë të trajtohen shkaqet kryesore të luftës, si dhe mosgatishmëria për të ndarë përgjegjësinë, ato janë aspektet kryesore që e bëjnë të vështirë të mos ketë më refugjatë", plotësoi ai. 

 Intervista e plotë e përfaqësuesit të UNCHR-së, Gabriel de Gordoj, në të cilën bisedojmë për vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare për t'i ndihmuar refugjatët, si dhe për gjendjen me refugjatët në Maqedoninë e Veriut dhe zgjidhjet potenciale, do të publikohet nesër, në Ditën Botërore të Refugjatëve. qa

Foto: MIA

 

Остани поврзан