• сабота, 29 јуни 2024

Stuhi me reshje të dendura shiu, bubullima dhe breshër në Shkup

Stuhi me reshje të dendura shiu, bubullima dhe breshër në Shkup

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Shkupi sonte është përfshirë nga një stuhi e fuqishme e përcjellë me erë të fortë, bubullima dhe breshër në disa vende.

Për momentin shi i rrëmbyeshëm, i ndjekur me bubullima dhe breshër të fortë bie në komunat Gjorçe Petrov, Karposh dhe në qendër të qytetit të Shkupit.

Paraprakisht me stuhi të fortë ishte përfshirë rajoni i Pollogut.

Rekomandohet që qytetarët të mos kërkojnë strehim nga shiu nën drunj të vetëm. sa/

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан