Gazetari turk dënohet me burg për një kërcënim të dyshuar ndaj Erdoganit
- Një gjykatë në Stamboll sot e ka dënuar gazetarin e njohur turk Fatih Altajli me katër vjet e dy muaj burg nën akuzën për kërcënim ndaj presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Stamboll, 26 nëntor 2025 (MIA) - Një gjykatë në Stamboll sot e ka dënuar gazetarin e njohur turk Fatih Altajli me katër vjet e dy muaj burg nën akuzën për kërcënim ndaj presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Siç raporton DPA, vendimi nuk është përfundimtar. Megjithatë, gazetari 63 vjeçar, i cili u arrestua në qershor, do të mbetet në paraburgim për shkak të rrezikut të dyshuar për arratsje, njoftuan mediat lokale.
Altajli është i njohur për komentet e tij ditore për ngjarjet politike në kanalin e tij të njohur në JuTube, i cili ka 1,5 milion parapagues. Ngjarja ka dalë nga videot në të cilën Altajli diskutonte për një anketë publike, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadollu.
Anketa thuhet se ka treguar se 70 për qind e njerëzve në Turqi janë kundër ndarjes së mandait të përjetshëm të presidnetit Erdogan.
Në video, Altajli pretendonte se turqit asnjëherë nuk do të heqin dorë nga e drejta për të votuar. Ai iu referua rasteve historike ku disa sundimtarë osmanë, paraardhës të Republikës moderne të Turqisë, janë rrëzuar me forcë.
Altajli mohoi çdo shkelje të ligjit, duke thënë se komentet e tij janë keqinterpretuar qëllimisht.
Kritikët akuzojnë Erdoganin se po qeveris në mënyrë gjithnjë e më autokratike.
Sistemi gjyqësor turk ka marrë masa të ashpra kundër profesionistëve të mediave, artistëve dhe aktivistëve gjatë muajve të fundit si pjesë e një aksioni më të gjerë kundër opozitës.
Lideri i opozitës Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua dhe u shkarkua si kryetar i Stambollit më herët këtë vit, përballet me akuza për terrorizmit dhe korrupsion, ku vëzhguesit e shohin si një përpjekje të qëllimshme të qeverisë për të eliminuar rivalin më të popullarizuar të Erdoganit. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s