Fillon Samiti i Platformës Ndërkombëtare të Krimesë në Stokholm
- – Samiti i katërt parlamentar i Platformës së Krimesë mbahet sot, nikoqirë të të cilit janë kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefançuk dhe presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski.
Stokholm, 24 nëntor 2025 (MIA) – Samiti i katërt parlamentar i Platformës së Krimesë mbahet sot, nikoqirë të të cilit janë kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefançuk dhe presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski.
Në sesionin hyrës do të flasin Norlen dhe Stefançuk.
Ata janë nikoqirë të kryetarëve të parlamenteve kombëtare dhe organizatave ndërparlamentare, ndërsa në fund të takimit do të miratohet dokumenti i përbashkët përfundimtar.
Samitet e mëparshme u mbajtën në Zagreb në vitin 2022, Pragë në vitin 2023 dhe Rigë në vitin 2024.
Platforma e Krimesë ishte lansuar në nivel qeveritare në Kiev në vitin 2021 dhe është forum ndërkombëtar për diskutim dhe koordinim.
Zhvillohet në nivele të ndryshme, siç janë takimet midis qeverive, ministrave të punëve të jashtme, parlamenteve dhe asambleve ndërparlamentare, si dhe shoqërisë civile dhe bashkësive profesionale. fc/
Foto: Arkivi i EPA-s