• петок, 05 декември 2025

Filloi dimri meteorologjik, ai kalendarik fillon për rreth 20 ditë

Filloi dimri meteorologjik, ai kalendarik fillon për rreth 20 ditë

Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Sot, më 1 dhjetor, sipas llogaritjeve të meteorologëve, filloi dimri, fillimi i të cilit dallon nga ai kalendarik.

Në meteorologjinë dhe klimatologjinë, kohërat vjetore janë ndarë në katër tremujorë, të cilat zgjasin nga tre muaj të plotë. Kjo ndarje bëhet kryesisht për shkaqe statistikore për matje më të lehtë dhe krahasim të të dhënave. Sipas kësaj, fillimi meteorologjik (klimatik) i dimrit është më 1 dhjetor.

Fillimi kalendarik apo astronomik i dimrit, varësisht nga viti, është 21 apo 22 dhjetor. Këtë vit dimri fillon më 21 dhjetor. bsh/

Foto: Arkiv

Остани поврзан