Filipçe e përjashton mundësinë për koalicion me BDI-në,, në VMRO-DPMNE në shkurt fillon procedura me anketat interne
- Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se nuk do të bëjnë koalicion me BDI-në dhe përgënjeshtron se me këtë parti ka pasur bisedime për zgjedhjet lokale.

Shkup, 2 shkurt 2025 (MIA) - Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se nuk do të bëjnë koalicion me BDI-në dhe përgënjeshtron se me këtë parti ka pasur bisedime për zgjedhjet lokale.
"Morëm një leksion shumë serioz nga koalicioni me BDI-në. Shumë gjëra na kaluan mbi kokën tonë dhe duhet të jem i sinqertë dhe ta pranojmë. Distanca është diçka që ka ardhur natyrshëm, si kërkesë e anëtarësimit, por edhe si ndjenjë dhe emocion ndaj një koalicioni i cili nuk ishte parimor", thotë Filipçe në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Thotë se LSDM në të ardhmen do të bëjë vetëm koalicione parimore, të bazuara në respekt të ndërsjellë dhe vlera të përbashkëta.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje në një deklaratë për media tha se në fillim të shkurtit do të fillojë procedura me anketa interne për zgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për kryetarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale.
"Ende nuk kemi filluar me realizimin e anketave. Deri më tani ka vazhduar procedura e brendshme partiake dhe e koalicionit të brendshëm për emërimin e individëve", tha Mickoski, duke mos zbuluar emra të mundshëm.
Si kryetar i partisë dhe i Komitetit Ekzekutiv, tha Mickoski, e mbajmë të drejtën që të propozojmë emra që mendojmë se duhet të jenë pjesë e këtij procesi të anketimit, jashtë listës së dorëzuar nga komitetet komunale.
Foto: Arkivi i MIA-s