Presidentja Siljanovska-Davkova u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Transportit Nikolloski
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e përshëndeti aktivitetin intensiv në infrastrukturë, si përgjigje ndaj nevojës për lidhje më të mirë të brendshme dhe rajonale, si dhe lidhjen me BE-në, në takimin e sotëm me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Në infrastrukturën moderne, ajo sheh bazë për zhvillim më të shpejtë ekonomik, si dhe rritje të investimeve vendase dhe të huaja.

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e përshëndeti aktivitetin intensiv në infrastrukturë, si përgjigje ndaj nevojës për lidhje më të mirë të brendshme dhe rajonale, si dhe lidhjen me BE-në, në takimin e sotëm me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Në infrastrukturën moderne, ajo sheh bazë për zhvillim më të shpejtë ekonomik, si dhe rritje të investimeve vendase dhe të huaja.
Ministri Nikolloski, siç njoftojnë nga kabineti i Siljanovska-Davkovës, e informoi presidenten për ndërtimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor, si dhe për aktivitetet për përmirësimin e transportit publik.
Të dy shprehën pritshmërinë e tyre se projektet strategjike në sektorin e transportit do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve dhe në mundësimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Në takim u bisedua edhe për ndryshimet e fundit të Ligjit për planifikim urbanistik. Sipas ministrit, shumica prej 68 deputetësh që votuan"pro" flet për një shkallë të lartë përputhshmërie mes deputetëve.
Me ndryshimet ligjore për instalimin e termocentraleve fotovoltaike dhe turbinave me erë, ai nuk sheh rrezik të shtuar për tokat pjellore dhe beson se ka mekanizma ligjorë për ta parandaluar. sa/
Foto: Kabineti i presidentes