• среда, 25 декември 2024

Filipçe për gjashtë muaj Qeveri: Pasiguria ekonomike, partizim dhe uzurpim i gjyqësorit

Filipçe për gjashtë muaj Qeveri: Pasiguria ekonomike, partizim dhe uzurpim i gjyqësorit

 Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Me rastin e gjashtë muajve të punës së Qeverisë, LSDM-ja opozitare sot në një konferencë për shtyp kritikoi politikat e koalicionit aktual në pushtet, para së gjithash në ekonomi dhe në gjyqësor.

Lideri i LSDM-së Venko Filipçe tha se po vendoset "partizim total në institucione dhe po uzurpohet gjyqësori", ndërsa tensionet etnike në shoqëri i quajti "të ashtuquajtur konflikt” mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për të larguar vëmendjen nga problemet reale. 

Në aspektin ekonomik, ka treguar se qeveria ka braktisur politikat e LSDM-së për rritjen e pagave, në vend që t'i zvogëlojë pagat e funksionarëve, ato kanë mbetur të pandryshuara, nuk ka pranuar asnjë amendament nga LSDM-ja për buxhetin e vitit 2025, siç tha për të shfuqizuar të dielën është ditë jopune dhe po "komplotohet"  zhvendosja  e kufirit për moshën e pensionit. 

"Pas gjashtë muajsh, ndjehet pasiguri e madhe ekonomike dhe dobësimi i standardeve të qytetarëve... Qeveria e Mickoskit në vend që të kujdeset për qytetarët udhëhiqet nga interesat e elitës ekonomike... Mickoski personalisht i lejoi tregtarët që të përfitojnë nga vështirësitë e njerëzve. Dëgjova dje të thoshte se është turp ajo që bënë tregtarët. Ai e dakordoi pikërisht këtë me ta, i lejoi të rrisnin çmimet për javë të tëra dhe heshti ndërsa ne të gjithë alarmuam. Mickoski personalisht tha se me apele dhe pa gjoba do t'i bindin tregtarët që ta respektojnë marrëveshjen. Është vonë,  Mickoski fajin për këtë debakël dhe grabitje ua kalon tregtarëve dhe po aktron si politikan i shqetësuar", tha Filipçe.

Sipas kryetarit të LSDM-së, ka partizim të "përmasave epidemike" në "institucionet kyçe në drejtësi dhe siguri". Ai tha se në ASK është emëruar një "drejtor krejtësisht jolegjitim pa kurrfarë kualifikimi", dhe të gjithë gjykatësit e sapozgjedhur, sipas tij, janë "zgjedhje personale e Mickoskit". 

 

 Shtoi se "ky veprim i Qeverisë është plotësisht kundër të gjitha reformave" dhe asaj që Mickoski e ka nënshkruar në planin e rritjes para disa muajve në Bruksel.

Lideri i LSDM-së po ashtu beson se partitë në pushtet po përdorin tensionet etnike për të larguar vëmendjen nga problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët. Sipas tij, është i ashtuquajturi konflikt mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, e cila është "vetëm një teatër që u shërben agjendave të tyre politike". 

 Lideri i opozitës në konferencën për shtyp ofroi një strategji mbipartiake për zhvillimin afatgjatë të shtetit dhe paralajmëroi një fushatë masive në terren pas festave për të promovuar platformën e re të partisë që vendos qytetarët në vend të parë.

 Foto: MIA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Остани поврзан