Milloshoski: Fjalimi i Siljanovska Davkova gjithpërfshirës
- Fjalimi i presidentes së shtetit Gordana Siljanovska Davkova ka qenë gjithpërfshirës, që i ka përfshirë edhe kompetencat e saj, por është përqendruar edhe në tema të caktuara, të cilat janë aktuale në shoqërinë e vendit, konsideron deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.
Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Fjalimi i presidentes së shtetit Gordana Siljanovska Davkova ka qenë gjithpërfshirës, që i ka përfshirë edhe kompetencat e saj, por është përqendruar edhe në tema të caktuara, të cilat janë aktuale në shoqërinë e vendit, konsideron deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.
"Atë që dua të potencoj është që ka koordinim në politikën e jashtme mes presidentit të shtetit, kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme. Konsideroj se ky kooridnim është i domosdoshëm që të mund të arrihen rezultatet e dëshiruara. Atë që e potencoo presidentja si idenë e saj dhe angazhim se edhe opozita do të ishte mirë të kyçet në ndërtimin e një koncensusi nacional për qëllimet e jashtme politike të Maqedonisë. Mendoj se është një ide e mirë, por sipas meje realisht nëse do të ishte e realizueshme, të paktën në këto momente", tha ai.
Milloshosju theksoi se bilateralizimi i eurointegrimeve nuk është metodë e sigurt as për BE-në, as për vendet kandidate, sepse, siç tha, vendosemi në një situatë që të masim emocione dhe moskuptime historike. mb/
Foto: MIA