• четврток, 26 декември 2024

Pa rrymë nesër një pjesë e komunave Gazi Babë dhe Saraj

Pa rrymë nesër një pjesë e komunave Gazi Babë dhe Saraj

 Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Pa rrymë nesër do të mbeten një pjesë e komunave Gazi Babë dhe Saraj, njoftojnë sot nga Qendra për Menaxhim me Krizat - Shkup, duke iu referuar njoftimit nga "EVN Maqedonia" SHA. 

 Pa energji elektrike nga ora nëntë deri në orën 12 do të mbeten shfrytëzuesit e rrugës " Dërma" - Idrizovë në Komunën e Gazi Babës. 

 Nga ora tetë deri në orën 10:30, energji elektrike nuk do të kenë një pjesë e shfrytëzuesve të Sarajit dhe objektet ekonomike të Adem Iljazit, Islam Abazit, qumështorja Gllumovë, Draçe Saraj, Pompa e benzinës Saraj. Nga ora 10:30 deri në orën 13 përsëri, pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit e një pjese të Sarajit dhe fshati Gërçec. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

   

Остани поврзан