• четврток, 26 декември 2024

Nga 1 janari rriten kompensimet për eksploatimin e resurseve natyrore

Nga 1 janari rriten kompensimet për eksploatimin e resurseve natyrore

Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale kumtoi se nga 1 janari i vitit 2025 do të fillojë me pagesën e kompensimeve deri në 100 për qind kompensime të rritura për ekspolatimin e resurseve natyrore, me qëllim vendosjen e rendit në shfrytëzimin e burimeve kombëtare dhe pagesën korrekte.

"Me ndryshimet në Listën e tarifës për përcaktimin e vlerës së kompesimeve për dhënien e lejeve dhe koncesioneve për kryerjen e hollësishme gjeologjike dhe koncesione për eksploatimin e burimeve minerale, tarifat për pasuritë minerale rriten deri 100 për qind, që do të nënkuptojë edhe një rritje të ndjeshme në të ardhurat për shtetin. Propozimi i Ministrisë për rritjen e kompensimeve është miratuar nga Qeveria dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare, me çka do të thotë se Lista e tarifës së re do të hyjë në fuqi më 1 janar", kumtoi Ministria e Energjtikës.

Për shfrytëzimin e hapësirës për shfrytëzim, kompensimet rritet për rreth 30 për qind, për shfrytëzimin e mermerit, kompensimi do të jetë pesë për qind nga të ardhurat nga lënda e parë e shitur minerale, në vend të përqindjes së mëparshme të çmimit fiktiv. Për lëndët e para metalike minerale, dy  për qind deri tani rriten në katër për qind, ndërsa për lëndët e para jometalike minerale, rritja është mesatarisht prej mbi 100 për qind.

Ministria potencon se këto ndryshime "nuk prekin kompensimet për lëndët e para energjetike minerale, si qymyri, me qëllim për të parandaluar rritje shtesë të çmimit të energjisë elektrike".

Sipas Ministrisë së Energjetikës, me këtë masë do të rriten ndjeshëm të ardhurat vjetore nga kompensimet koncesionare, të cilat për momentin janë rreth 10 milionë euro, e këto mjete do të orientohen për përmirësimin e shërbimeve publike dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik. rq/bsh/

Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

Остани поврзан