Zëvendësministrja e mbrojtjes, Elfet Ismaili paralajmëron 300 punësime të reja në Armatë
- Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfet Ismaili, ka njoftuar se do të hapen 300 punësime për ushtarë profesionistë të rinjë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkup, 26 dhjetor 2024
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfet Ismaili, ka njoftuar se do të hapen 300 punësime për ushtarë profesionistë të rinjë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të shpërndarë në profilin e saj në facebook, ku zëvendësministrja Ismaili ka ndarë një foto për këtë proces.
Ky hap i rëndësishëm është pjesë e strategjisë për forcimin e kapaciteteve të ushtrisë dhe ofron mundësi për të rinjtë të bëhen pjesë e Armatës, duke kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe mbrojtjen e vendit.
Ky program është një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë të zhvillojnë një karrierë profesionale në fushën e mbrojtjes.
______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.