• четврток, 26 декември 2024

Gjithsej 139 raste me grip janë regjistruar javën e kaluar

Gjithsej 139 raste me grip janë regjistruar javën e kaluar

Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) – Gjatë javës së 51-të të vitit 2024, prej 16 deri 22 dhjetor, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 139 raste të raportimeve në grupe për të sëmurë nga gripi – sëmundje të ngjashme me grip, 17,8 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar, bëhet e ditur në raportin më të ri të Institutit të Shëndetit Publik, të publikuar sot në mëngjes. 

Nëntëdhjetë e pesë persona janë në moshën prej 15 deri 64 vjet. Njëzetë e katër janë fëmijë të moshës prej pesë deri 14 vjet, 12 të moshës deri katër vjet. Tetë persona janë të moshës mbi 65 vjet. Incidencë më e lartë (12,4/100.000) është regjistruar te fëmijët e moshës deri katër vjet. 

“Të sëmurë janë raportuar nga 16 QSHP/NJR, Dibër - 42, Gostivar - 33, Kumanovë - 22, Tetovë - 15, dhe në Prilep, Shkup, Kavadar, Ohër, Strugë, Negotinë, Makedonski Brod, Strumicë, Manastir, Sveti Nikollë, Kratovë dhe Shtip, numri i të sëmurëve është i barabartë ose më i vogël se pesë. Në 14 njësitë raportuese që kanë raportuar raste gjatë kësaj jave, është regjistruar aktivitet shumë i ulët, në Gostivar – sezonal, ndërsa në Dibër aktivitet mesatar i virusit të gripit”, shkruan në raport.

Në sezonin 2024/2025, numri i përgjithshëm i rasteve me grip – sëmundje të ngjashme me grip, është 799, ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të regjistruara është ulur për 10,2 për qind. 

Deri në javën e 51-të, në shtet janë vaksinuar gjithsej 72.125 persona me vaksinë falas ose vaksinë komerciale. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан