BDI: Vegël e kryeministrit apo ministër i qytetarëve - Limani?
- Ministri i Politikës Sociale Fatmir Limani ka treguar dje se nuk ka asnjë prioritet tjetër përveç se të zbatojë urdhrat e kryeministrit.
Shkup, 26 dhjetor 2024
Ministri i Politikës Sociale Fatmir Limani ka treguar dje se nuk ka asnjë prioritet tjetër përveç se të zbatojë urdhrat e kryeministrit.
Reagimi i tij turpërues, që vendosi të hapë çerdhen vetëm pas një kritike publike të Kryeministrit, është një dëshmi e qartë se ai nuk është as ministër i fëmijëve dhe qytetarëve, por thjesht një vegël politike që nuk vepron për interesat e popullit, por për të plotësuar kërkesat e pronarit të tij.
Kjo sjellje nuk është vetëm një problem personal i ministrit, por një problem edhe i partisë që e ka emëruar atë.
Ky ministër, a është i Besës, apo është vetëm një instrument i kryeministrit, dhe jo i interesave të qytetarëve dhe fëmijëve.
BESA, e cila pretendon të përfaqësojë interesat e qytetarëve, duhet të marrë përgjegjësinë për këtë situatë.
A do të vazhdojnë të mbështesin një ministër që është vetëm një vegël e pushtetit të kryeministrit, apo do të shprehin qëndrim për këtë abuzim të autoritetit dhe mungesën e përkushtimit ndaj qytetarëve?
Bashkimi Demokratik për Integrim
______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Fotografia: Arkivi i MIA-s