Spasovski: Fjalimi i Siljanovska Davkovës nuk ofroi vizion për të ardhmen e shtetit
- Deputeti Oliver Spasovski nga LSDM-ja sot tha se fjalimi i sotëm i presidentes së vendit, Gordana Siljanovska Davkova, nuk ofroi vizion për të ardhmen e vendit.
Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Deputeti Oliver Spasovski nga LSDM-ja sot tha se fjalimi i sotëm i presidentes së vendit, Gordana Siljanovska Davkova, nuk ofroi vizion për të ardhmen e vendit.
Ai tha se ka pritur shumë tema në shoqëri të jenë pjesë e fjalimit të sotëm të Siljanovska Davkovës në Kuvend.
"Më duhet të them se dy pjesë të fjalimit, kur flet për Armatën, mbështetjen e Armatës dhe mbështetjen e të gjitha politikave që do të nënkuptonin përmirësimin e situatës në Armatë dhe përmirësimin e standardit të jetesës së të gjithë personave ushtarakë dhe civilë në Armatë, është diçka për të cilën do të ketë mbështetje nga ne. Dhe së dyti, mbështetja e mundësive të barabarta, përfshirja e gruas në politikë e kështu me radhë, është deklarativisht e mirë si qëndrim i presidentit të një vendi. Por, pres që deklarativiteti përmes ndikimit përmes fjalës së shprehur publikisht të përkthehet në politika", theksoi Spasovski në konferencën për media në Kuvend.
Ndër të tjera, ai tha se ka pritur që ajo publikisht ta dënojë miratimin e Ligjit për prokurime publike, me të cilin, siç shtoi, shkatërrohet transparenca dhe pret e i bën thirrje të mos e firmosë këtë dekret - Ligjin për Prokurime Publike.
"Nëse ekziston ndonjë propozim për avancimin e proceseve eurointegruese të shtetit, ai propozim të ndahet edhe me opozitën parlamentare dhe në bazë të kësaj, së bashku të bisedojmë, të marrim qëndrime adekuate dhe së bashku t'i ndihmojmë qytetarët dhe shtetin", theksoi Spasovski mes tjerash.
Ai gjithashtu ndau me publikun se priste fjalë për gjendjen e ekonomisë, për atë që po ndodh tani dhe se do të dërgohej një mesazh dhe do të propozohej një mënyrë për zgjidhjen e problemeve. sa/
Foto: MIA