FIFA ka paraqitur pesë milionë aplikacione për KB 2026 për vetëm 24 orë
- Asociacioni ndërkombëtar i futbollit (FIFA) ka paraqitur kërkesë të madhe për biletat për Kampionatin botëror në vitin 2026.
Cyrih, 13 dhjetor 2025 (MIA) - Asociacioni ndërkombëtar i futbollit (FIFA) ka paraqitur kërkesë të madhe për biletat për Kampionatin botëror në vitin 2026.
Vetëm 24 orë pas filimit të fazës së tretë të shitjes së biletave për Kampionatin botëror, tifozët nga më shumë se 200 vende kanë parashtruar pesë milionë aplikacione për bileta përmes ueb-faqes.
Të dhënat tregojnë interes të madh për disa ndeshje nga faza e grupeve. Ndeshja mes Kolumbisë dhe Portugalisë (Majami, 27 qershor) është më e kërkuara deri tani.
Në Top pesë ndeshje interesante janë edhe: Brazili kundër Marokut (Nju-Jork, Nju-Xhersi, 13 qershor), Meksika kundër Koresë së Jugut (Guadalahara, 18 qershor), Ekuadori kundër Gjermanisë (Nju-Jork, Nju-Xhersi, 25 qershor) dhe Skocia kundër Brazilit (Majami, 24 qershor).
Më së shumti aplikacione kanë ardhur nga vendet nikoqire SHBA-ja, Meksika dhe Kanada. bsh/
Foto: EPA