• петок, 12 декември 2025

Guardiola pas fitores ndaj Realit: Kundërshtari ishte shumë më i mirë se Siti në disa periudha

Guardiola pas fitores ndaj Realit: Kundërshtari ishte shumë më i mirë se Siti në disa periudha

Madrid, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola e dha opinionin e tij pas ndeshjes së mbrëmshme të Mançester Sitit kundër Realit në Madrid.

"Qytetarët" fituan me rezultatin 2:1 në xhiron e 6-të të Ligës së kampionëve.

"Nuk kemi mundur të hyjmë në ritëm derisa nuk e shënuam golin e parë. Për shumë prej lojtarëve, kjo ndeshje ishte e para në 'Santiago Bernabeu'. Ndoshta kjo do të jetë mirë për ne, ndoshta falë kësaj, do të përgatitemi më mirë në shkurt. Reali i Madridit ishte shumë më i mirë se ne në disa periudha. Duhej të vraponim dhe të vraponim...Por, shpesh herë reagonim tepër vonë në disa situata, duke u lënë hapësirë. Por, kjo është në rergull, do të mësojmë. Do ta përmirësojmë lojën tonë në disa segmente", deklaroi Guardiola.

Reali i Madridit ka 12 pikë dhe është i shtati në plasmanin e përgjithshëm në Ligën e Kampionëve. Mançester Siti është katërti me 13 pikë. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан