Alonso: Vetë jemi fajtorë për humbjen ndaj Sitit
- Trajneri i Real Madridit, Çabi Alonso ka dhënë përshtypjet e tij për ndeshjen me Mançester Sitin mbrëmë në Ligën e kampionëve.
Madrid, 11 dhjetor 2025 (MIA) – Trajneri i Real Madridit, Çabi Alonso ka dhënë përshtypjet e tij për ndeshjen me Mançester Sitin mbrëmë në Ligën e kampionëve.
Madrilenët pësuan disfatë në fushën e tyre me rezultat 1:2 pavarësisht se krijoi epërsi me një gol të Rodrigos në minutën e 28-të.
"Mendoj se kemi për çka ta fajësojmë veten. E nisëm ndeshjen shumë mirë, por ka raste kur gabimet janë të dhimbshme. Kundërshtari kërcënoi vetëm pas 10 minutash. Në fillim nuk e kontrolluam shumë mirë lojën, por më pas e morëm kontrollin deri në fund, por nuk mund t'i fajësoj lojtarët. Kur je në një situatë delikate, me kaq shumë lëndime, ju bie besimi, kështu që 'Qytetarët' arritën ta ndryshonin shpejt rrjedhën e ndeshjes. Ata janë të fortë. Nuk pësuam shumë gola, por dy golat e tyre ishin të mjaftueshëm për fitoren. Patëm raste, por nuk i shfrytëzuam. Sa i përket të ardhmes sime këtu, nuk varet nga unë. Jam i përqendruar në ndeshjen e ardhshme me Real Madridin, kjo është ajo që ka rëndësi", ka thënë Alonso.
Reali është i shtati në tabelë në garën elitare të futbollit pas gjashtë ndeshje me gjithsej 12 pikë.
Foto: EPA