• среда, 10 декември 2025

Janë arrestuar futbollistë të njohur në skandalin turk me baste

Janë arrestuar futbollistë të njohur në skandalin turk me baste

Stamboll, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Gjykata në Stamboll ka urdhëruar arrestimin e 20 të dyshuarve, mes të cilëve edhe disa futbollistë profesionistë, si pjesë e hetimit të zgjeruar për manipulimin e ndeshjeve dhe basteve në futbollin turk.

Mes futbollistëve të arrestuar janë Mert Hakan Jandash nga Fenerbahçe, Metehan Balltaçi nga Galatasaraji dhe intrenacionalisti i Galatasarajit në radhët e Konjaspor, Alasane Ndao.

Jandash (31) ka një paraqitje për kombëtaren turke, Baltaçi (23) ka qenë standard në selektimin turk deri në moshën 21 vjeçare, ndërsa 28 vjeçari Ndao ka tre paraqitje për Senegalin.

Federata Turke e Futbollit në nëntor suspendoi 149 referë të akuzuar për implikim në baste, ndërsa arrestimet aktuale vijojnë pas operacionit të madh javën e kaluar në të cilën 39 persona janë arrestuar nën akuzën për baste joligjore dhe manipulim të ndeshjeve. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан