El Mundo: Reali i gatshëm ta shkarkojë Alonson, Klop dhe Zidan favoritë për vendin e tij
- Real Madridi po shqyrton shkarkimin e trajnerit kryesor Çabi Alonso, raporton El Mundo.
Madrid, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Real Madridi po shqyrton shkarkimin e trajnerit kryesor Çabi Alonso, raporton El Mundo.
Menaxhmenti i Real Madridit mbajti një takim urgjent që zgjati disa orë pas humbjes së Real Madridit nga Selta Vigo 0:2 në xhiron e 15-të të La Ligës.
Ndeshja e ardhshme kundër Mançester Sitit në xhiron e 6-të të Ligës së Kampionëve mund të jetë e fundit për Alonson në Real Madrid.
Real Madridi thuhet se tashmë është duke kërkuar një trajner të ri kryesor. Ndër favoritët janë ish-trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop dhe Zinedin Zidan, i cili më parë e drejtoi Real Madridin dy herë.
Pas 16 xhirove, Real Madridi është i dyti në La Liga me 36 pikë, katër pikë pas Barcelonës. mb/
Foto: EPA